30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Të shtëna në veri, Policia jep detaje

olicia e Kosovës ka asistuar sot një aksion të Doganës i cili është realizuar në fshatin Rudinë të Zveçanit.

Gjatë këtij aksioni pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Rasti është konfirmuar edhe nga zv/drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti tha se nuk ka të lënduar, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri

“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes”, deklaroi ai.

Hoti shtoi se ajo zonë është malore dhe se nuk e dinë nëse cak kanë qenë zyrtarët policorë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...