16.7 C
Pec
E diel, 4 Qershor, 2023

Të shtunën 23 vjetori i AAK-së, Fatmir Gashi: E themeluam nga terreni, po ja kthejmë terrenit

Një prej themeluese të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, figurë e snjohur tashmë e skenës politike dhe institucionale të Kosovës, Fatmir Gashi, aktualisht n/kryetar i parë i këtij subjekti në Pejë, ka folur në prag të shënimit zyrtar të 23 vjetorit të themelimit të kësaj partie.

Të shtunën më 27 Maj nga ora 18:00, në Hotel ‘Dukagjini’, AAK do kremtoj 23 vjetorin e themelimit në Pejë. Në prag të këtij përvjetori Fatmir Gashi, ka kujtuar rrugëtimin e gjatë politik të kësaj partie.

Fatmir Gashi, një prej bashkëthemeluesve të partisë, është shprehur se rruga e Aleancës mbetet historike dhe vendimtare për proceset e Kosovës së re.

Gashi, duke folur në ‘RADIO 1’ ka thënë se Aleanca është themeluar në Pejë dhe se qëllimi e ideja në themelim ka qenë të jenë parti e terrenit. Ai shton se të njejtën punë po e ribëjnë edhe sot me Ali Berishen dhe ekipin aktual.

‘Në Prill-Maj të vitit 2000 bashkë me figurat e njohura të kohës, Riza Sapunxhiu, Et’hem Çeku, Riza Lluka, Hasan Meta, Nehat Haxhiislami, Ali Sylqa, Haxhi Lajçi, Naim Sahiti, Halil Qereti, Shyqri Mema, Arzen Bytyqi, Ahmet Mahmutaj, Nazmi Krasniqi, Agim Elshani, Abdyl Lajçi, Xhafer Dema, Skender Dresha, Ali Berisha dhe të tjerë kemi vënë bazamentet e para të subjektit. Normal dihet ne kishim prijësin e madh e të dëshmuar Ramush Haradinajn, që po vinte me namin dhe suksesin e luftës që u kurorëzua me Lirinë përfundimtare. Por, qysh atëherë, ne që vinim nga eksperienca politika bashkë me Haradinajn që vinte nga lufta u dakorduam mbi platformën e partisë-terren. Ta dini, asnjëherë suksesi nuk mungoj. A kishim vështirësi, Po! a kishim rënie! Po, por nuk duhet të harrojmë se ne ishim dhe jemi aty në fatet vendimtare për Pejën dhe Kosovën. Unë mendoj se për këtë, suksesi e kishte emrin e vet, parti-terren. Të njejtën gjë po e shtrijmë edhe sot. Po, sot kur kemi tejkaluar disa sfida dhe e kemi parë se morali dhe qëndrimi i anëtarësisë është njejt i paluhatshëm. Pra unë edhe sot garantojë dhe ju them strukturave të reja, po ecim në terren, jemi në terren dhe e ardhmja do na gjej në vendin e merituar me timonin qeverisës, si lokal ashtu edhe qendror.’-tha Gashi.

Gashi tutje shton se AAK si parti e qendrës së djathtë, mbetet subjekti më burrëror në real-politikë e që shpesh edhe i ka kushtuar me vota, mirëpo duke ruajtur qëllimin final dhe substancën e çështjeve madhore, është subjekt që ballëhapur shtrihet tek secili qytetarë e edhe tek ata me mendimin ndryshe.

N/Kryetari i parë i AAK-së në Pejë Fatmir Gashi, ka ftuar simpatizantët e AAK-së, që të shtunën ti bashkohen festës në Pejë.RADIO 1&Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...