Në ora 19:00, sot është gjysmëfinalja e katërt, mes KB Pejës dhe KB Bashkimit.
Biletat kanë nisur të shiten në qendër të qytetit, për sfidën që zhvillohet në “Karagaçi”.
“Mbi të gjitha, na duhet të tregojmë kulturën tonë sportive dhe të dhurojmë spektakël në tribuna dhe parket përgjatë 40 minutave – ashtu siç dijmë vetëm ne”, thuhet në një postim të KB Pejës, në Facebook.
Kërkesa e klubit, është për maturi nga publiku dhe përmbajtje ndaj provokimeve të mundshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në frymën sportive. /Njeshi/