Një polic i Policisë së Kosovës është vrarë mëngjesin e sotëm në veri.
Polici Afrim Bunjaku u vra derisa ishte në krye të detyrës së tij, ai u vra nga grupe kriminale në orët e hershme të mëngjesit.
Pas vrasjes së tij, disa qytetarë kanë vendosur disa banerë në Prishtinë ku shkruhet “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”.
Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua me armë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë, të Leposaviqit. /Njeshi/