15.2 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Të zhdukurit/ Kurti: Serbia po refuzon ti hapë arkivat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter për viktimat e zhdukjes me forcë, teksa sot shënohet Dita Ndërkombëtare. Kosova i ka 1 mijë e 617 të zhdukur më forcë gjatë luftës së fundit.

Kurti ka thënë se Serbia po refuzon ti hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.

”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...