Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka njoftuar se me 4 qershor 2025, nga ora 20:00 sjellë premierën e shfaqjes së titulluar “Komedia e Zezë” nga autori Peter Shaffer, me regji të Ilir Bokshit.
Në këtë komedi luhet me dritën, errësirën dhe situatat absurde që lindin mes tyre.
“Një shfaqje që zhytet thellë në absurditetin e njeriut modern, me humor të errët dhe tension dramatik. Një kastë e jashtëzakonshme aktorësh sjell në skenë një vepër që nuk duhet humbur”, thuhet në njoftimin e Teatrit të qytetit, raporton Telegrafi.
Në projektin më të ri teatror luajnë aktorët: Ernest Malazogu, Liridona Shehu Bytyqi, Hajat Toçilla, Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Alban Çela, Valmira Hoti, Alban Morina.
Nën udhëheqjen artistike të Fatos Berishës dhe prodhimin nga Burim Mustafa, në këtë projekt është angazhuar edhe një ekip i gjerë realizues.
Përgatitjet për këtë shfaqje patën nisur në muajin prill. /Njeshi/