3.8 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Teatri Kombëtar i Kosovës triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “SkupiFest” në Shkup

Trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “SkupiFest” në Shkup prezantoi shfaqjen “1984”, vepër nga George Orwell, me regji të Igor Mendjisky, duke fituar çmimin më të lartë të festivalit – “Grand Prix” për shfaqjen më të mirë.

“Përgëzojmë regjisorin Mendjisky dhe aktorët e jashtëzakonshëm Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi për talentin dhe përkushtimin e tyre që u vlerësua lart nga publiku dhe juria”, ka shkruar ministria e Kulturës.

Ky sukses i Teatrit Kombëtar dëshmon nivelin e lartë të krijimtarisë dhe përkushtimin ndaj artit skenik në Kosovë, duke na bërë krenarë në çdo skenë ndërkombëtare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...