21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Temperatura deri në 38 gradë celsius, moti për fundjavë

Gjatë fundjavës, do të ketë mot shumë të nxehtë dhe se në disa zona, temperaturat do të arrijnë deri në 38 Gradë Celcius. Por, janë paralajmëruar edhe rrebeshe shiu.

E kryesisht me diell parashihet moti edhe në ditët e para të javës së parë të gushtit, mbetet shumë nxehtë, por me temperatura pak më të ulëta. Ditën e hënë përreth viseve malore priten mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet përreth vlerave të pranueshme, orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e vende-vende shkurtimisht edhe në të dobëta.  Pluhuri saharian mbetet prezent në ajër, që mund të shtyjë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

Gjatë këtyre ditëve kryesisht me intervale më të gjata me diell dhe vapë, indeksi i rrezeve UV do të jetë  në vlera shumë të larta, prandaj në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...