31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Tenderi për monitorim të mediave kritike, MAShTI: Kërkojmë falje, zgjodhëm terma joadekuatë

Gjatë ditës së sotme, organizata INPO ka alarmuar për një tender të hapur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), i cili tha se ka për qëllim “të monitorojë mediat kritike”.

INPO kërkoi nga MAShTI që të anulojë procedurën e prokurimit me titull “Kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”, e cila tha se është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve të veçanta.

Ndërkaq, pas këtij reagimi, MAShTI u tërhoq, duke kërkuar falje për “përdorim të termave joadekuatë”.

“Divizioni për Komunikim Publik (DKP) ka hapur tender me datë 23.05.2024 për shërbime të veçanta, respektivisht për kontraktor individual për monitorimin e media, qasje në dokumente publike dhe financiare me qëllim rritjen e transparencës me publikun, por edhe informimin e stafit menaxherial dhe politik lidhur me lajmet që kanë të bëjnë me arsimin. Në bazë të kompetencave të veta ligjore dhe pa njohurinë e kabinetit, DKP ka përgatitur gjithë procedurën për këtë tender. Lëshimi ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së termave joadekuat dhe duke qenë i paqëllimshëm, DKP u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë MAShTI në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...