2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

TENIS: Dominic Thiem fiton trofeun në Indian Wells

Tenisti austriak Dominic Thiem mundi në finale zviceranin Roger Federer me 3:6, 6:3, 7:5 në geme për të fituar trofeun në Mastersin Indian Wells.

Meçi mes tyre ka zgjatur 123 minuta.

25 vjeçari i lindur në Wiener Neustadt arriti trofeun e parë në turnetë Masters, ndërsa përjetoj finalen e tretë në karrierë.

Thiem ka fituar në përgjithësi 12 trofe.

Në finalen e Indian Wells, Thiem arriti të ndal zviceranin Federer i cili synonte rekord në turneun kalifornian (6 tituj), ndërsa tani i duhet të pres dhe për titullin 101 në karrierë.

Ndryshe, Dominic Thiem ka humbur në dy finale… në Mastersin e Madridit, nga spanjolli Rafael Nadal në vitin 2017 dhe nga gjermani Alexander Zverev, vitin e kaluar.

Të dy tenistët do të marrin pjesë edhe në Mastersin e Miamit që nis më 20 Mars.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...