19.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

TENIS: Federer-Nadal takohen në gjysmëfinale të Mastersit Indian Wells

Roger Federer dhe Rafael Nadal do të përballen njëri me tjetrin për herë të parë pas vitit 2017 në gjysmë-finale të turneut Masters Indian Wells, pasi fituan duelet respektive në fazën çerek-finale të premtën.

Tenisti zviceran 37 vjeçari Federer mundi lehtësisht polakun Hubert Hurkacz 6-4 6-4. Kurse spanjolli 32 vjeçar Nadal fitoj me vështirësi kundër rusit Karen Khachanov 7-6 (7-2) 7-6 (7-2), pasi ka pësuar një lëndim.

Nadal ka thënë se shpreson se do të jetë i gatshëm për duelin gjysmëfinal kundër Federer.

“Është një duel që kam dëshirë të luaj, jam optimist se do të rikuperohem”-Nadal

Dy rivalët e vjetër janë takuar në finalen e Shanghai Masters në tetor të 2017, kishte fituar Federer. 20 herë fituesi i turneve “Grand Slam” e ka mposhtur në pesë duelet e fundit spanjollin.

Rafa Nadal udhëheqë në duele të drejtpërdrejta kundër Federer me 23-15.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...