20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Tenistet e Kosovës e nisin me fitore në Kampionatin Botëror për femra

Janë zhvilluar sot ndeshjet e para në Kampionatin Botëror të Tenisit për femra “Billie Jean King Cup”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Vashat e Kosovës e kanë nisur me fitore në këtë kampionat.

Në përballje me Kenian, Kosova arriti të shënojë fitore, duke mposhtur ekipin kundërshtar me rezultatet:

Donika Bashota – Cynthia Wanjala, 6:1, 6:4.

Adrijana Lekaj – Alicia Owegi, 6:0, 6:1.

Donika Bashota/Adrijana Lekaj – Roselida Asumwa/Alicia Owegi, 6:1, 6:0.

Kosova, nesër do të përballet me Shqipërinë, ndërsa të enjten nuk do kenë ndeshje pasi Naimbia është diskualifikuar. /Njeshi/

Burger King 2022

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...