1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Tenistja kineze Peng: “Jam mirë dhe e sigurt”

Tenistja kineze Shuai Peng është gjallë dhe, fatmirësisht, në gjendje të mirë.

Në një videokonferencë me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtare, Thomas Bach, 36-vjeçarja, nga e cila nuk kishte asnjë lajm që nga 2 nëntori – tregoi për situatën e krijuar.

“Jam mirë dhe e sigurt, por tani dua respekt për privatësinë time”, ka thënë Peng.

Këto janë fjalët e yllit kinez të tenisit, që qetësuan të pasionuarit e këtij sporti dhe kolegët e saj.

Shuai Peng kishte akuzuar ish-zëvendëskryeministrin e Kinës, Zang Ghaoli për abuzim seksual dhe prej atij momenti nuk kishte asnjë informacion për të.

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...