10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Tensione edhe në nisje të sesionit të ri parlamentar, seanca zgjat vetëm 13 minuta

Vetëm 13 minuta ka zgjatur seancae parë plenare për 2024 në Kuvendin e Shqipërisë, e cila u shoqërua me tensione.

Në seancë u miratuan dekretet për dy ministrat e rinj dhe u betua deputeti Plarent Ndreca, ndërsa presidenti Bajram Begaj nuk mbajti dot fjalën për shkak të tensioneve.

Në seancë ishin të pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetët e grupit të tij parlamentar të cilët kanë qëndruar ulur në vendet e tyre, ndërkohë që pjesa tjetër është përfshirë në protestë.

Ndryshe nga seancat me flakadanë, këtë seancë deputetët e Rithemelimit përdorën bilbilë duke penguar vijimin normal të punimeve të Kuvendit.“Turp për ju, po e shohin qytetarët. Ju nuk dëshironi që Presidenti i Republikës t’i drejtohet vendit me një fjalë”, tha Nikolla.

Kryeparlamentarja i kërkoi ndjesë Presidentit dhe vijoi me rendin e ditës.Të pranishëm në seancë ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...