6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Tentim vrasje në rrugën Pejë-Rozhajë, Nikçi: Dy persona janë ndaluar

Në orët e para të së dielës, konkretisht në 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.

Policia konfirmoi se rasti u iniciua si “tentim vrasje”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për ‘RADIO 1’ se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur dëshmi se aty është shtënë me armë zjarri.

Dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati, tashmë janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi

“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, tha Nikçi për ‘RADIO 1’.

Mësohet se një nga të dyshuarit është i mitur./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...