27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane

Policia e shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili kishte tentuar të hynte në Shqipëri.
Ai ishte në kërkim nga autoritetit gjermane, transmeton Telegrafi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Tutje, ai ka pohuar se gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...