16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Tentoi ti vriste katër të mitur më 2022 në Viti, arrestohet 20-vjeçari

Është arrestuar M.A., rreth 20 vjeç, cili dyshohet se në nëntor të vitit 2022 në Viti, tentoi t’i vriste katër të mitur.

Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

“Me 08.05.2025 rreth orës 15:00 Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Viti, ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës Themelore, me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarin M. A. (viti i lindjes 2005, mashkull kosovar). I njëjti me datë 25.11.2022 dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” ndaj  katër viktimave meshkuj kosovar”.

“Lënda me të gjitha shkresat do të procedohet në Prokurorin Themelore në Gjilan për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...