18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Ter Stegen ka mendim ndryshe nga Xavi, ishte karton i kuq

Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj PSG-së, skuadra katalanase u mposht para tifozëve vendas me rezultat 4-1.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez pas ndeshjes tha se fajtori kryesor për humbjen ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes, i cili e ndeshkoi me karton të kuq mbrojtësin Araujo, në momentin kur skuadra e tij ishte në epërsi 1-0.

Por ndryshe nga ai mendon portieri gjermna, Marc Andre Ter Stegen, i cili tha se ndërhyrja e Araujo ishte për karton të kuq.

“Jam shumë i zhgënjyer. Kualifikimi ishte i mundur, por rezultati thotë të kundërtën.

Araujo? Unë isha gati të dilja për të kapur topin… Nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq. Gjithçka ndryshoi prej atij momenti. Por i kuqi qëndron.

Nëse nuk do të kishim pësuar golin e parë dhe do të shkonim në avantazh në pushim, do të kishim mundësinë të luftonim në pjesën e dytë”, deklaroi Ter Stegen./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...