Familjarët e 3 terroristëve të cilët u asgjësuan nga Policia e Kosovës po i tërheqin trupat e tyre nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ekipi i lajminet ka qëndruar atje për të marrë pamje gjatë largimit të trupave të terroristeve.
Aty u panë edhe familjarë të terroristëve të vrarë.
Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit në Manastirin e fshatit Banjskë të armatosur me mjete ushtarake, këta terroristë vranë policin e Kosovës Afrim Bunjaku.