9.4 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Tërhiqet nga akuzat që i bëri ndaj zv/Ministrit Fatmir Gashi. Gazetari Virtyt Gacaferi ndryshon fjalët pas reagimit të Gashit

Gazetari Virtyt Gacaferi në mëngjes ka nxjerrë një postim në rrjetin e tij social, ku ka drejtuar akuza ndaj zv/Ministrit të Financave Fatmir Gashi, duke akuzuar se ky i fundit gjatë ditës së djeshme në cilësinë e zv/Ministrit të Financave ka nënshkruar që siç tha Gacaferi ‘Lumbardhi të futet në gypa’.

Në fakt, Fatmir Gashi kishte marrë pjesë në takimin e komitetit ndërministror për investime strategjike në cilësinë e zv/Ministrit të Financave, i ftuar nga MTI-ja, respektivisht ministri Endrit Shala, e në të cilin takim janë shqyrtuar  kriteret  e dy subjekteve aplikuese, për energji alternative, “Solar Kosova 2020” dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” planifikojnë të investojnë në Kosovë 225 milionë euro. “Solar Kosova 2020” planifikon investimin e 128 milionë eurove në Komunën e Obiliqit dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” 97 milionë në Komunën e Pejës. Të dyja këto projekte në energji alternative.

Pas akuzave të sotme të gazetarit Gacaferi, se kinse Gashi ka nënshkruar një akt të tillë, përderisa gjatë fushatës  zgjedhore për zgjedhjet komunale në Pejë, si kandidat për kryetar të Pejës, ishte kundër ideve të tilla, ashpër ka reaguar Gashi.

Postimi i plotë i gazetarit Virtyt Gacaferi që akuzonte Fatmir Gashin për nënshkrim;

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zv/Ministrit Fatmir Gashi, ku përveç se demantohet gazetari në fjalë, Gashi rithekson se në asnjë mënyrë dhe nga asnjë pozicion pune, kurrë  dhe asnjëherë nuk do të nënshkruajë diçka që e dëmton Pejën, Rugovën dhe Kosovën.

Postimi i plotë i Fatmir Gashit;

Pas këtij reagimi të zv/Ministrit të Financave Fatmir Gashi, ka pasuar tërheqja nga akuzat e mëngjesit, nga ana e gazetarit Virtyt Gacaferi.

Postimi i dytë i plotë i edituar nga Virtyt Gacaferi:

Ndryshe MTI ka deklaruar se në këtë takim ka qenë i ftuar edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, dhe se i njejti nuk është paraqitur në takim, përderisa Muhaxheri pasdite i ka thënë mediave se komuna e Pejës është ftuar me vonesë. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...