24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Tërhiqet UEFA, pezullon procedurat disiplinore kundër klubeve të Superligës Evropiane

UEFA ka vendosur që t’i lë pezull procedurat kundër Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit, lidhur me formimin e Superligës Evropiane.

Tre gjigantët evropianë janë të vetmit që nuk janë tërhequr nga projekti, i cili ishte braktisur nga nëntë klubet tjera brenda 48 orësh.

Ata ishin kërcënuar se do të përballeshin me pasoja të rënda nga UEFA duke i përfshirë gjobat e rënda dhe madje edhe përjashtimin nga Liga e Kampionëve.

Megjithatë, pasditen e të mërkurës, trupa evropian e futbollit ka lëshuar një deklaratë, përmes të cilës njofton se janë pezulluar procedurat disiplinore kundër Barcës, Juves dhe Realit, lidhur me Superligën Evropiane, “deri në një njoftim të radhës”.

Ky vendim ka ardhur pasi të shtunën në zyrat e UEFA-s është dorëzuar urdhri i Gjykatës së Madridit i ngritur nga organizatorët e Superligës, përmes autoriteteve zvicerane.

Kjo do të thotë se në rast se UEFA do të ndërmerrte veprime kundër tri klubeve dhe do të dështonte të rrëzonte urdhrin e Gjykatës së Madridit, do të duhej t’ua paguante të gjitha dëmshpërblimet këtyre klubeve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...