16.7 C
Pec
E diel, 4 Qershor, 2023

Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin, lëkundjet ndihen deri në Indi

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Afganistanin lindor më herët gjatë ditës së sotme, si dhe pjesë të Pakistanit dhe Indisë.

Epiqendra e tërmetit ndodhet në masivin Indo-Kaukas (Hindu Kush), pranë kufijve të Afganistanit me Pakistanin dhe Taxhikistanin, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në rreth 190 kilometra , sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Instituti i Studimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS). Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre në panik dhe shumë këndonin vargje nga Kurani , raportoi një korrespondent i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) në qytetin e Rawalpindi, Pakistan, ndërkohë që kishte dëshmi të ngjashme nga Lahore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...