34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Tërmet i fuqishëm në Korenë e Jugut, qytetarëve në të gjithë vendin iu dërgua një mesazh alarmi

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi në jugperëndim të Koresë së Jugut më 12 qershor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti goditi katër kilometra në jug të qarkut Buan, i cili është rreth 205 km në jug të Seulit, në orën 08:26 me orën lokale, sipas Administratës Meteorologjike të Koresë.

Qytetarëve në mbarë vendin u dërgua një mesazh alarmi, i cili këshillonte banorët e zonave të prekura të jenë të kujdesshëm ndaj rënies së mundshme të objekteve dhe pasgoditjeve.

 

Kryeministri Han Duck-soo udhëzoi qeverinë të zbatojë masa “të plota” në përgjigje të tërmetit, me raportet lokale që thonë se zhurma dhe lëkundjet u përjetuan gjithashtu në qytetet Sejong, Daejeon dhe Cheonan.

Banorja e Buan, Yang Seo-yeon, i tha AFP-së se dëgjoi një “dridhje të madhe” ndërsa po bëhej gati të shkonte në punë në mëngjes.

“Më dukej sikur isha në mes të një kantieri të madh ndërtimi. Pastaj shtëpia ime filloi të dridhej”.

Sipas autoriteteve, së paku deri më tani, nuk ishte raportuar ndonjë dëm i madh. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...