16.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Tërmet në Turqi dhe Itali

Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi rrethin Tercan të Erzincanit në orën 01:30, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Tërmeti, thellësia e të cilit ishte 15.67 kilometra është ndjerë në disa krahina përreth.

Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme apo viktima.

Kujtojmë se lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin e së shtunës edhe pranë Napolit në Itali.

Mediat italiane raportojnë se banorët e Napolit janë zgjuar të frikësuar, ndërsa shumë kanë dalë në rrugë si pasojë e frikës për ndonjë lëkundje edhe më të fortë. Tërmeti ka qenë me epiqendër në zonën e Campi Flegrei, ndërsa ka pasur një thellësi vetëm prej 3 kilometrash.

“Goditja e mëngjesit të sotëm ishte e fortë. Ne kemi marrë menjëherë masat siç bëjmë zakonisht së bashku me Mbrojtjen Civile në të tilla raste. Për momentin nuk kemi raportime për të lënduar”, ka thënë kryebashkiaku i Pozzuoli, aty ku janë ndjerë më shumë lëkundjet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...