8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Tërmeti në Shqipëri, një i ri humbi jetën duke dalë nga banesa i panikosur! Nuk ka dëme materiale

Daniel Rika, 18 vjeç, në Lushnjë është gjendur i pajetë në banesë pas lëkundjeve të tërmetit në disa qytete në Shqipëri. Ai ka humbur jetën aksidentalisht, pasi, në një gjendje të rëndë psikologjike, i përfshirë edhe nga paniku, ka tentuar të dalë nga banesa, por është rrëzuar nëpër shkallët e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën.

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe Braçe bëri të ditur se  tërmeti i pas mesnatës u ndje shumë në Lushnjë e Divjakë, fshatrat përreth tyre, por pa shkaktuar dëme materiale nga verifikimet e kryera.

Braçe informoi se tërmeti i parë ishte në orën 00:17, me magnitudë 4.3 ballë dhe epiqendër në fshatin Shalës, Elbasan.

Ndërkohë një tërmet i dytë e ka pasuar në orën 00:23, me magnitudë 2.6 ballë dhe  epiqendër në fshatin Shalës, Elbasan.

 

Braçe tha se Daniel Rika “humbi jetën në përpjekje për të dalë nga banesa. Ngushëllime familjes së tij”, tha Braçe.

 

“Referuar Institutit të Gjeoshkencës, i vetmi institucion zyrtar për evidentimin dhe matjen e aktivitetit sizmik, nuk ka ndodhur tërmet me magnitudë 4.6 ballë dhe me epiqendër fshatin Dushk në Lushnjë. Referojuni burimeve zyrtare për ngjarje të tilla. Informacioni i pasaktë në të tilla ngjarje është i dëmshëm për të gjithë”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...