Ambasada e Kosovës në Ankara ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Turqi, pas tërmetit të sotëm që ndodhir në Marmara, të kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll.
Në një postim në Facebook, kjo ambasadë kërkon nga qytetarët të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve turke.
“Sot, më 23 prill 2025, një tërmet me magnitudë 6.2 goditi zonën e Marmarasë, duke u ndjerë fuqishëm edhe në Stamboll dhe rajonet përreth. Deri më tani, sipas autoriteteve turke, nuk raportohet për dëme të mëdha apo viktima”.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Stamboll dhe rrethinë të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Në rast nevoje, ndihme apo informacioni, ju lutemi të kontaktoni Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll:
Tel: +90 (531) 105 63 91;
Email: [email protected]. /Njeshi/