16.7 C
Pec
E diel, 4 Qershor, 2023

Tesla ul çmimin e Model 3 në SHBA

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, po ofron zbritje prej më shumë se 1,300 dollarë në disa vetura Model 3 në inventarin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi të hënën Reuters.

Kjo zbritje e çmimit në këtë model po ndodhë në një kohë kur ky prodhues ka rritur çmimet në SHBA për shumicën e automjeteve të saj këtë muaj.

Tesla, e cila këtë vit ka ulur në mënyrë agresive çmimet e automjeteve në disa rajone, po përdor taktikën tradicionale të prodhuesve të automjeteve për të stimuluar pastrimin e inventarit në një kohë kur përballet me konkurrencë në rritje.

Drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk u ka thënë aksionarëve të martën se kompania do të provojë reklamimin për herë të parë, si lëvizje për të rritur kërkesën.

Musku gjithashtu paralajmëroi se Tesla nuk është imune ndaj ekonomisë globale, e cila sipas tij do të jetë e vështirë për 12 muajt e ardhshëm. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...