5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Tetë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të pleqve afër Beogradit

Tetë persona kanë vdekur dhe shtatë janë lënduar në një zjarr në një shtëpi të pleqve në komunën e Beogradit, Barajevo, raporton N1. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se ka qenë zjarrvënie.

Zjarri është shuar, ndërsa në shuarje kanë marrë pjesë një numër i madh i zjarrfikësve dhe makinave zjarrfikëse.

Gjatë këtij aksidenti, janë lënduar dhe 13 janë evakuuan nga zjarri.

Përballë shtëpisë së pleqve ku ka rënë zjarri ndodhen ekipe zjarrfikëse, përfaqësues të mediave, ekspertë mjeko-ligjorë, si dhe familjarë të viktimave.

Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale Nemanja Staroviq ka thënë për RTS se, sipas të dhënave të para preliminare, ka indikacione se shkaku ishte zjarrvënie.

Sipas fjalëve të tij, shtëpia e pleqve “Ivanoviq” kishte licencë të vlefshme dhe të gjitha kushtet e nevojshme për mbrojtje nga zjarri.

Ai ka thënë se është siguruar strehim urgjent për të evakuuarit.

Lluka Çaushiq, ushtrues detyre të Shefit të Departamentit për Situata Emergjente të Ministrisë së Brendshme të Serbisë ka thënë për RTS më herët se në shtëpi ishin 30 përfitues.

Shtatë personat e lënduar, sipas fjalëve të tij, janë marrë me autoambulanca dhe janë transportuar në Spitalin Ushtarak dhe në Qendrën Emergjente.

Sipas tij, pas raportimit të mëngjesit të sotëm në orën 03:32, menjëherë në vendngjarje janë dërguar njësitet e Departamentit për Situata Emergjente dhe zjarrin e kanë konstatuar në fazë të furishme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...