18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Tetë të vdekur e gati 3 mijë të lënduar nga shpërthimi i pejgjerëve në Liban

Tetë persona kanë vdekur e mbi 2 mijë e 750 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të njëkohshëm të pajisjeve të telekomunikimit me valë, të njohura si pejgjerë (eng: pager), në Liban.

Sipas ministrit të shëndetësisë të vendit, Firas Abiad, 200 prej tyre janë në gjendje kritike, derisa në mesin e tyre i lënduar është edhe ambasadori i Iranit në Bejrut, Mojtaba Amani.

Sipas raportimeve, ai aktualisht po trajtohet në spital, ku tashmë dhomat e urgjencës janë të mbingarkuara me pacientë, shumica me lëndime të mëdha në gjymtyrët e tyre.

Në bazë të grupit militant libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah, pajisjet shpërthyen njëkohësisht, dhe në këtë tragjedi ka gisht Izraeli, që sipas tyre, ata i përgjuan lëvizjet e tyre përmes kësaj pajisjeje.

Megjithatë, autoritetet nga Izraeli nuk kanë dalë akoma me ndonjë reagim lidhur me këtë ngjarje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...