6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Teuta Selimi ndahet nga burri?

Këngëtarja e njohur, Teuta Selimi dhe bashkëshorti i saj, Patriot Neziri, janë ndarë përfundimisht. Sipas burimeve të Prive, deklaruar në emisionin e tyre të ri, ata nuk po jetojnë më bashkë.

Të njëjtit shihet se nuk ndiqen më as në rrjete sociale dhe se nuk janë shfaqur më në krah të njëri-tjetrit.

Teuta dhe ish-bashkëshorti i saj (Foto: Arkiv)

Disa muaj më parë, artistja u raportua se ka denoncuar për dhunë në familje tashmë ish-partnerin. Siç u tha asokohe, ajo u godit disa herë në kokë nga Pati, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Foto: Screenshot/Instagram

Përveç tij, e njëjta u tha se denoncoi edhe të vëllanë, edhe pse më pas u raportua se tërhoqi padinë. Sidoqoftë, Teuta po vazhdon angazhimet në muzikë, si me projekte ashtu edhe me koncerte. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...