26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Teuta Selimi në zi, njofton se babai i saj është ndarë nga jeta

Këngëtarja Teuta Selimi në një njoftim të zymtë përmes rrjeteve sociale, bëri të ditur se babai i saj, Hamit Selimi, ka ndërruar jetë.

Me një mesazh të shkurtër por të mbushur me pikëllim të thellë, Teuta ndau me ndjekësit e saj këtë humbje të madhe personale.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë se sot ndërroj jetë babai ynë Hamit Selimi”, shkroi ajo në një postim në Instagram, duke përcjellë lajmin prekës në rrjetet sociale.

Varrimi i babait të saj është caktuar të bëhet sot në ora 13:30 në varrezat e Prishtinës, në lagjen e njohur si Dragodan.

Teuta përndryshe ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit në media, ku është aluduar për një problem me bashkëshortin e saj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...