11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Thaçi dhe të tjerët e dërguan në Apel kërkesën për lirim nga paraburgimi, Trëndafilova cakton gjyqtarët

Ditë më parë Gjyqtari i Procedurës Paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara, Nicolla Goillou, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.

Pas një zhvillimi të tillë në Hagë, avokatët e të 4-ve e kanë apeluar një vendim të tillë të francezit në Gjykatën e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Mbrojtja e Veselit, e ka bërë një gjë të tillë më 1 shkurt, derisa mbrojtja e Thaçit, Selimit e Krasniqit dy ditë më vonë.

Kjo ka bërë që kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të caktojë tre gjyqtarë të Apelit të cilët do të merren me shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Këta gjyqtarë janë, Judge Michèle Picard, Judge Kai Ambos dhe Judge Nina Jørgensen. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...