Thaçi në një postim në facebook ka shkruar se nëse do të ftohej për intervistë nga Specialja, pa hezitim do t’i përgjigjej ftesës, sikur bashkëluftetarët e tjerë.
“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH”, ka shkruar Thaçi./RTK
]]>