Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në Mynih të Gjermanisë, komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin kanë biseduar për liberalizimin e vizave.
“Me komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, biseduam për perspektiven evropiane të Kosovës, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Njeshi/
]]>