12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Kosovën, Annabella Guardia Escoffery de Rubinoff.

Ai me këtë rast ka uruar ambasadoren e re të Panamasë për detyrën e re dhe e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme.

“I jemi mirënjohës Panamasë për mbështetjen e deritashme. Është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe së bashku kemi ndërtuar një bashkëpunim shumë të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, ambasadorja Rubinoff tha se Panamaja e mbështet Kosovën në konsolidimin e saj ndërkombëtar.

“I përkrahim përpjekjet për paqe dhe stabilitet të përhershëm në Kosovë dhe rajon. E mbështesim edhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë ambasadorja e re e Panamasë.

Presidenti Thaçi theksoi se të arriturat e deritashme të Kosovës janë edhe rezultat i mbështetjes së madhe të të gjitha shtetet tona mike.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...