13.3 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

Hashim Thaçi sonte në Tiranë, pritet nga Edi Rama

Miqësia mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjen një tjetër pikë kontakti në një darkë të sotme në një ndër lokalet e njohura të Tiranës.

Pas një shëtitjeje të qetë dhe i vetëm në rrugët kryesore të Tiranës të Presidentit Thaçi, burime kanë thënë se Kryeministri ka darkuar me Thaçin në lokalin “Padam”, pranë ish-Radio Televizionit Shqiptar.

Presidenti kosovar shoqërohej nga njerëz të stafit të vet, ndërkohë që Rama nga njerëz që ai frekuenton rëndom.

Takimi në mjedise të tilla jozyrtare është i dyti pas atij në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës në afërsi të Prishtinës, ku Rama ishte prezent dhe shpërndau edhe një foto të posaçme.

Rama dhe presidenti i Kosovës janë dy ndër politikanët shqiptarë që së fundmi janë koordinuar të paktën për çështjen e marrëveshjes me Serbinë. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...