9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Thaçi: Ta mohosh gjenocidin e kryer në Kosovë, është sikur të mohosh Holokaustin e Hitlerit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë.

Thaçi, përmes një postiminë rrjetin social në Facebook, ku thënë se “të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit”.

“Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin!”, ka shkruar presidenti, Hashim Thaçi.

Reagimi i presidentit Thaçi vjen pas deklaratave të ditëve të fundit të krerëve shtetëror serbë, të cilët kanë mohuar krimet e kryera nga forcat ushtarake-polocore serbe gjatë luftës në Kosovë./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...