14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Thaçi takon Hahnin të hënën, flasin për vizat

Eurokomisioneri Johanes Hahn do ta takoj të hënën e ardhshme presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel, me të cilin do të diskutoj për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, raporton portali “Zëri.info”.

Gjatë këtij takimi në kryeqendrën evropiane, Thaçi do të takohet edhe me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Zyra e presidentit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur që në këtë takim do të diskutohet për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian si dhe për liberalizimin e vizave. Po ashtu është konfirmuar që Thaçi nuk do të flet për taksën.

“Zyra per Informim e Presidences Agjenda zyrtare e presidentit, brenda apo jashtë vendit, bëhet gjithmonë publike me kohë. Në takim me komisionerin Hahn, presidenti do të diskutojë për procesin e integrimit në BE dhe për liberalizimin e vizave. Presidenti nuk merret me çështjen e taksës. Kjo është çështje e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e preisidencës. 

Përndryshe, presidenti Thaçi është ndër insistuesit më të mëdhenj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, përderisa kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do ta heq taksën deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar. /Zeri/Njeshi.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...