0.6 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Thaçi: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet më të larta të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet më të larta të Serbisë.

Këtë e ka thënë gjatë një takimi me Ilir Bytyçin, vëllanë e heronjve Yll, Agron e Mehmet Bytyçi, pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” të vrarë nga forcat serbe.

Ai ka thënë se në shumë takime me përfaqësues ndërkombëtarë, krahas çështjes së pagjeturve ka ngritur edhe vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi.

“Së fundmi këtë çështje e kemi diskutuar edhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë, të cilët kanë bërë një punë të madhe në rritjen e presionit ndaj shtetit serb. Vrasësit e vëllezërve Bytyçi dihen me emër dhe mbiemër dhe janë të pozicionuar në institucionet më të larta të shtetit serb”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, Ilir Bytyçi ka theksuar se ngritja e kësaj çështje nga institucionet e Kosovës do të rriste presionin mbi Serbinë për të ndriçuar këtë rast por edhe raste tjera gjatë luftës në Kosovë./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...