17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

The Daily Telegraph në vitin 1985: Vdekja e Enver Hoxhës mund të ju japë shpresë mbretërorëve për një rikthim në pushtet

“The Daily Telegraph” ka botuar, me 12 prill 1985, në faqen n°20, një shkrim në lidhje me mundësinë e rikthimit të monarkisë në Shqipëri pas vdekjes së Enver Hoxhës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Vdekja e diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha mund t’u japë shpresë mbretërorve të dëbuar nga vendi për një rikthim në pushtet.

Vetëm dy vjet më parë, refugjatët mbretërorë u përpoqën pa sukses të zbarkonin në vend në emër të “Mbretit” Leka I, djalit të monarkut të parë dhe të fundit të Shqipërisë, Mbretit Zog, i cili ishte trajnuar në Sandhurst…

Një nga lidhjet e fundit të Shqipërisë me këtë vend janët shufrat e arit me vlerë 20 milionë paund, të mbyllura në arkat e Bankës së Anglisë si kompensim për fundosjen e dy shkatërruesve (anijeve) në 1946. Grindja është akoma aq e ashpër saqë Banka nuk pranoi dje të komentonte zyrtarisht mbi vlerën ose vendndodhjen e tyre.”

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...