24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

The Guardian shkruan për Duan, Ritën dhe ‘Sunny Hill’

Pas traumave të luftës, vendi më i ri në Evropë ka zhvilluar një ndikim të jashtëzakonshëm muzikor që mbushi këtë vit festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, ka shkruar mediumi britanik The Guardian në një artikull dedikuar kulturës në Kosovë.

“Fushat mbi fshatin kosovar Bërnicë e Poshtme ofrojnë një pamje spektakolare të peizazhit përreth. Qielli blu është i ndërprerë nga siluetat e maleve që rrethojnë Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës. Horizonti shquhet nga minaret e holla dhe të argjendta dhe shtëpitë me çati të kuqe. Kur dita kthehet në natë, ky sfond skenik zhytet në errësirë, ndërsa skenat ndriçohen dhe tingulli i basit që fillon të dridh”, shkruan më tej mediumi britanik. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...