6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

Amerikani njëzetenjëvjeçar, Michael Alexander Gloss, nënshkroi një kontratë me ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe humbi jetën duke luftuar në luftën kundër Ukrainës në vitin 2024, raportoi portali rus i pavarur hulumtues IStories.

Ajo që e bën historinë edhe më të pabesueshme është fakti se nëna e tij, Julianne Gallina Gloss, është zëvendësdrejtore e CIA-s për inovacionet digjitale.

Sipas të dhënave të sistemit të menaxhimit të të dhënave mjekësore të Moskës (EMIAS), të cilat janë bërë publike, Gloss nënshkroi kontratën me ushtrinë ruse më 5 shtator 2023, shkruan theguardian.

Gloss ishte regjistruar në sistem nga punonjës të qendrës për rekrutimin e ushtarëve me kontratë në Moskë, dhe si adresë banimi – njësoj si për qindra vullnetarë të huaj të tjerë – ishte shënuar adresa e vetë qendrës. Po në këtë hapësirë zhvillohen edhe kontrollimet mjekësore për kandidatët për rekrutim.

Sipas një burimi të afërt me Gloss, shtetasi amerikan u dërgua në njësitë sulmuese në dhjetor të vitit 2023. Në atë kohë, regjimenti i 137-të operonte në veriperëndim të Soledarit në rajonin e Donetskut.

Gloss humbi jetën më 4 prill 2024, fakt që u konfirmua edhe nga njoftimi për vdekje i publikuar nga familja e tij. Detajet e sakta të rrethanave të vdekjes nuk dihen. Sipas të dhënave të kompanisë funerale, ai u varros në Shtetet e Bashkuara plot tetë muaj pas vdekjes.

Michael Gloss është një nga më shumë se 1500 shtetas të huaj që kaluan nëpër qendrën e rekrutimit në Moskë gjatë luftës në Ukrainë, identiteti i të cilëve është zbuluar nga IStories.

Sipas të dhënave të portalit, në anën ruse të luftës janë bashkuar mercenarë nga gjithsej 48 vende, përfshirë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...