9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

“The Land Within” kualifikohet për nominim në 5 kategori të Çmimeve të Filmit Zviceran

Qendra Kinematografike e Kosovës ka kënaqësinë të ju njoftojë se filmi debutues “The Land Within/ Toka Brenda Meje” i regjisorit Fisnik Maxwille, bashkëprodhim i Kosovës “Ikonë Studio” dhe Zvicrës “Alva Film”, mbështetur nga QKK, ka përmbushur kriteret për nominim në pesë kategoritë e Çmimeve Zvicerane të Filmit.

QKK thotë se kjo është hera e parë që një bashkëprodhim filmik zviceran-kosovar kualifikohet në kaq shumë kategori, sidomos në atë të filmit më të mirë.

“Pas paraqitjeve të suksesshme nëpër festivalet ndërkombëtare, Filmi më i Mirë i Parë në Tallin Black Nights; Regjia më e Mirë në Raindance; Filmi më i Mirë dhe Regjia më e Mirë në Prishtina Film Festival, filmi i tij kualifikohet për nominim kategoritë e mëposhtme të Çmimeve të Filmit Zviceran: Filmi më i Mirë, Skenari më i Mirë, Kolona Zanore më e Mirë, Zërimi më i Mirë dhe Montazha më i Mirë”, tha QKK-ja në njoftim.

Filmi është në garë me 25 filma të tjerë artistikë për një nominim të vetëm, ku vetëm 5 prej tyre do të konkurrojnë për çmimin “Quartz”.

Nominimet do të zbulohen gjatë “Solothurner Filmtage Festival” në janar të vitit 2024, një ndër ngjarjet kryesore të filmit në Zvicër ku filmi “The Land Within” pati premierën zvicerane në vitin 2023 si pjesë e kategorisë kryesore.

Ceremonia e çmimeve të Filmit Zviceran do të mbahet në mars të vitit 2024 ku edhe do të shpallen fituesit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...