0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

The Simpsons duket se parashikuan edhe ‘satelitin Albania’ në hapësirë

Seriali i animuar amerikan The Simpsons, tanimë është bërë i njohur edhe për “parashikimet e mëdha botërore”.

Dhe në një rast të fundit, duket se aty është bërë edhe një parashikim që ka të bëjë me Shqipërinë

Bëhet fjalë rreth dërgimit “të satelitit shqiptar në hapësirë”.

Në një nga episodet e tij, sipas një videoje të publikuar në internet, aty paraqitet një “spiun shqiptar”, i cili në një moment “komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dykrenare”.

Ndryshe, videoja është ritkthyer në vëmendje pak ditë pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi në Kuvendin e Shqipërisë se brenda vitit të ardhshëm qeveria do të dërgojë në hapësirë dy satelitë “Albania” dhe “Albania 2”.

Kjo deklaratë u pasua me të qeshura në radhët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, por kreu i qeverisë i vazhdoi fjalën e tij.

“… Do blejmë drona. Do çojmë edhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër – vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2…”, tha Rama në Kuvend duke mos dhënë më shumë detaje.

Me këtë hap Shqipëria do të bëhej vendi i parë në rajon që pritet të dërgojë satelitë në hapësirë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...