13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

‘The Telegraph’ shkruan për grupet kriminale shqiptare të drogës

Gazeta “The Telegraph” u ka kushtuar një artikull grupeve kriminale shqiptare të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke treguar mënyrën se si po rekrutohen punëtorët e shtëpivë të barit.

Në artikull thuhet se këto banda po përdorin mediat sociale për rekrutimin e tyre, duke iu referuar kështu rrjetit social të TikTok.

“Bosët e bandave po përdorin mediat sociale për të gjetur punëtorë për të rritur të bimën e kanabisit dhe po ofrojnë oferta speciale, ku në vend që të paguhen shpenzimet, punëtorët e fermave do të marrin deri në 30 për qind të fitimeve nga shitja e tyre”, shrkuan artikulli.

Sipas ministres së Sigurisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, Angela Eagle, kjo është një ndër format e reja për të joshur njerëzit të punonjë në kushte të vështira.

“Qoftë online apo në rrugët tona, nuk duhet të ketë vend për t’u fshehur për ata që shkelin ligjin. Ne jemi duke rritur aktivitetin e zbatimit për të bërë më shumë arrestime, duke rritur ndjekjet penale jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por me partnerë në gjithë Europën, dhe duke siguruar që të gjithë partnerët tanë përkatës po punojnë krah për krah nën komandën tonë të re të sigurisë kufitare”, shtoi ajo.

Sipas artikullit, për shkak të fuqizimit për ligjin e depërtimeve të shtetasve shqiptarë nga Anglia drejt vendit tonë, numri i këtyre emigrantëve të paligjshëm është ulur.

Një reklamë në shqip, parë nga The Telegraph, thoshte: “Unë jam pronar i një shtëpie me kanabis. Unë bisedova me punëtorin tim dhe më pas gjithçka shkoi keq. Tani po i jap këtij punonjësi 30 për qind të fitimit të bërë në atë shtëpi pa shpenzime jetese”.

“Kërkojmë punëtorë për shtëpitë me bar. Nëse kujdeseni për 80 bimë, merrni 25 për qind të produktit dhe ne paguajmë shpenzimet”, thoshte një tjetër.

Një i tretë ofroi një pagë prej 9,000 £ për punë tremujore brenda një shtëpie kanabisi, duke përfshirë rritjen e bimëve, korrjen dhe paketimin. / The Telegraph

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...