9.4 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Thellim i tendosjes së raporteve Kosovë – SHBA

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe këmbëngulja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, tashmë kanë rezultuar me sinjale se raportet ndërmjet dy vendeve partnere po shkojnë drejt tendosjes, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë taksën, e cila është vendosur nëntorin e vitit të kaluar, për shkak se një masë të tillë e shohin si pengesë për vazhdimin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Autoritetet e Serbisë kanë theksuar se dialogu me Kosovën nuk do të vazhdojë përderisa nuk hiqet taksa për produktet e Serbisë.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se aktualisht marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, kanë shënuar rënie për shkak të politikës së taksave dhe për shkak të moskoordinimit të hapave si subjekt ndërkombëtar.

“Kosova, si shtet që nga fillimi, tash është në pikën më të ulët me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kosovë, fatkeqësisht, nuk po lexohen si duhet këto mesazhe të miqve ndërkombëtarë dhe të shteteve që janë faktorë në marrëdhëniet evropiane dhe botërore. Në Kosovë nuk po konsiderohet që kjo është serioze ose që politika amerikane është unike, sepse i nxjerrin nga konteksti ose i lexojnë nga konteksti ashtu siç dëshirojnë t’i lexojnë”, tha Tahiri.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...