Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural thotë se të mbjellat vjeshtore në 30 komuna arrijnë 50 mijë hektarë, të kundërtën e thonë bujqit.
Isuf Cikaqi, drejtor i departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZHR, thotë se në vjeshtën e vitit që lamë pas, për shkak të kushteve klimatike fermerët e kanë pasur të pamundur të bëjnë përgatitjen e tokës për të mbjellë grurin.
Ai thotë se meqenëse ka ikur afati optimal, grurë është mbjellë edhe në dhjetor, por që edhe në këtë mënyrë nuk është arritur të sigurohet sasia e nevojshme.
]]>