Dy persona janë therur me thikë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Policia e ka konfirmuar ngjarjen duke bërë të ditur se viktimat kanë marrë trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.Sipas saj, rasti ka ndodhur rreth orës 21:20. Ndërkohë që policia ka filluar hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. “Një i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet nga policia,” ka deklaruar Ahmeti./Njeshi/