Një i mitur është therur me thikë nga një person i cili poashtu raportohet se ishte i mitur. Rasti ka ndodhur në Skenderaj, ditën e premte rreth orës 14:10.
“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte i therur me thikë nga një i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë
Ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Njeshi/