19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe tre persona të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia po interviston tre personat e përfshirë në këtë rast.

“Sot rreth orës  19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë)  është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...